Kur suksesi ndëshkohet, përjashtohet trajnerja që ngriti reputacionin ndërkombëtar të UP’së me studentet e juridikut
Profesoresha dhe juristja kosovare, Donikë Qerimi, ka njoftuar se pas një përvoje 15 vjeçare si trajnerë e studentëve të UP-së për garën Willem C. Vis International Arbitration Moot, është përjashtuar nga kjo pozitë. Qerimi thotë se përjashtimi i saj është bërë në mënyrë tinzare, të heshtur, në baza personale dhe pa arsyetim profesional.
Ajo ka drejtuar gishtin kah dekani i Juridikut, duke thënë se i njëjti është acaruar nga vëmendja publike që Qerimi ka marrë me sukseset e studentëve nëpër gara.
“Fatkeqësisht, Dekani i Fakultetit Juridik është acaruar me vëmendjen publike që paskam marrë pas sukseseve të studentëve tanë – një gjë që ma ka thënë edhe vetë. Për pasojë, vendosi që unë ta paguaj këtë sukses me largim. Asnjë arsye profesionale nuk është dhënë asnjëherë. Rezultatet dhe përgatitja ime akademike flasin vetë”, ka shkruar Qerimi.
Postimi i plotë:



