”Kur ta don ta don” – Shikoni se sa para ka fituar boksieri Mayweather nga bastet, por edhe ka humbur shumë

”Kur ta don ta don” – Shikoni se sa para ka fituar boksieri Mayweather nga bastet, por edhe ka humbur shumë

Kur bëhet fjalë për të fituar para, ka shumë pak si Floyd Mayweather në botë.

Dhe jo vetëm për një vit, por në të gjitha vitet e tij si boksier profesionist, shkruan MARCA, përcjellë Periskopi.

Në fakt, kjo është njëra nga arsyet kryesore që ai të arrijë pasurinë që ka.

Boksieri amerikan ka edhe metoda të tjera, pak më të rrezikshme se të tjerët për shkak të investimit që ka bërë.

Bastet sportive, pasioni i Mayweather

Janë bastet sportive, një mënyrë që ai e ka si traditë dhe që i ka sjellë shumë para gjatë gjithë jetës së tij.

Nga gjitha bastet që ka vënë ai, fitimet e tij janë 75 mijë dollarë.

Në NFL ai ka një rekord, pasi ka bërë 4.7 milionë dollarë në vetëm një muaj. Kjo ishte midis shtatorit dhe tetorit të vitit 2014.

Në NBA dhe boks, një sport që nuk e ka të panjohur, ai fitoi pak më shumë se 800 mijë dollarë në vetëm katër ditë. Ngjarja që e fitoi më shumë ishte ajo e Gennady Golovkin kundër Willy Monroe Jr.
Por jo gjithçka është fitim, bastet kanë një rrezik dhe Mayweather ka humbur shumë para. Ai ka humbur rreth 50 milionë dollarë.

Shpërndaje në: