Kur u kapën? VV organizoi tryezë gjigante para dy vitesh për Rrahman Jasharajn me shokë (Video)

Kur u kapën? VV organizoi tryezë gjigante para dy vitesh për Rrahman Jasharajn me shokë (Video)

Lëvizja Vetëvendosje me anë të ministër Hekuran Muratit i quajti “fort të kapura” sindikatat që po organizojnë protesta e greva të pakënaqura me punën e Qeverisë Kurti. Por, Vetëvendosje e pushtetit nuk ishte gjithnjë në pushtet.

Më 19 nëntor të vitit 2019, kryeopozitari Albin Kurti me anë të partisë së tij do të organizonte tryezë të quajtur “Dialogu Shoqëror “Mbështetja dhe fuqizimi i organizimit sindikal”.

Kjo tryezë do t’i dedikohej sindikalistëve kosovarë, shumica prej të cilëve janë edhe sot në pozicionet e njëjta.

Në tryezë mund të shohim krahas Albin Kurtit, edhe Rrahman Jasharajn e SBAShK-ut, dhe sindikalistët e tjerë.

Kjo tryezë do të zgjaste 2 orë e 20 minuta, derisa Kurti do të mbante fjalën e tij.

“Ne duam që sindikatat të forcohen sepse të drejtat e punëtorëve mbrohen më së miri kur sindikatat janë të fuqishme. E sindikatat e fuqishme i mbrojnë punëtorët nga arbitrariteti i punëdhënësve, duke përfshirë edhe shtetin si punëdhënës,” – thoshte Albin Kurti në atë kohë.

Pas deklaratave të Muratit, kanë shpërthyer edhe reagimet që tregojnë se Vetëvendosje dikur kishte përkrahur veprimet sindikale të sindikatave të cilat tash i quan “të kapura”.

Tryeza:

Shpërndaje në: