Kurdët bëjnë marrëveshje me Sirinë e Rusinë kundër turqve

Kurdët bëjnë marrëveshje me Sirinë e Rusinë kundër turqve

Kurdët kanë arritur marrëveshje për t’i dorëzuar dy vendet kufitare pas ikjes së më shumë se 700 njerëzve me lidhje me ISIS-in.

Më shumë se 700 njerëz me lidhje me Shtetin Islamik (ISIS) kanë ikur nga kampi i mbajtjes në veri-lindje të Sirisë, ndërsa forcat kurde që mbanin në kontroll zonën arritën marrëveshje me regjimin e Assadit për t’iu kundërvënë sulmit gjakatar të Turqisë.

Luftëtarët kurdë që kontrollojnë rajonin do të dorëzojnë vendet kufitare të Manbixhit dhe Kobanes te Darmasku në një marrëveshje që u lehtësua nga Rusia, kanë thënë zyrtarët e lartë sonte në mbrëmje, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Media shtetërore siriane njoftoi që njësitë e ushtrisë nga presidenti sirian Bashar al-Assad po lëviznin në veri për t’u “konfrontuar me agresionin turk në territorin sirian”.

Raportime të pakonfirmuara kanë thënë që marrëveshja mes kurdëve dhe regjimit do të zgjatohej më pas për t’u aplikuar në gjithë Sirinë veri-lindore.

Marrëveshja me gjasë do t’i japë një fund të hidhur pesë viteve të gjysëm-autonomisë së grupeve kurde në veri-lindje të Sirisë. /Periskopi

Shpërndaje në: