Kurdët ikin nga agresioni turk: E përjetojnë keq braktisjen nga Amerika

Kurdët ikin nga agresioni turk: E përjetojnë keq braktisjen nga Amerika

Derisa po ikin duke lypur strehim nga sulmet turke, kurdët e Sirisë janë të mbushur me zemërim pas tradhtisë së Trumpit.

Duke pritur qosheve të rrugëve, Hussein Rammo, një kurd i kërrusur nga mosha, me lotët në sy, kishte dukjen e një njeriu të thyer. “Tradhtia të lë shije të hidhur,” tha ai, me zërin si në pëshpërimë, derisa po e zinte në gojë vendimin e Trumpit për t’i braktisur kurdët e Sirisë.

“I kam 63 vjet dhe kurrë s’kam parë diçka të tillë. Më parë kishim një regjim shtypës dhe tash po tradhtohemi. Kjo është edhe më keq.”

Predhat e hedhura nga forcat turke binin goxha afër vendit prej të cilit po fliste plaku. Ata po bënin çmos që të iknin nga ai vend me minibus, shkruan Periskopi.

E gjithë turma e mbledhur ishte e zemëruar dhe konfuze. Rreth 40 për qind e njerëzve nga Kobane ishin larguar tashmë nga ai vend.

“Unë vij nga Aleppo dhe atje ma shkatërruan shtëpinë, edhe tash në Kobane ma shkatërruan po ashtu. Po pres që të më ndodh edhe për herë të tretë.”

“Historia do t’i kujtojë emrat tanë si martirë që mbrojtën tokën e tyre. Historia do ta mbajë mend emrin e Trumpit si të turpshëm.”

Ndryshe, ndërrimi i papritur i politikës nga Trump që braktis përfundimisht kurdët me të cilët kishte bashkëpunuar për 5 vjet kundër ISIS-it, është denoncuar ashpër nga të dyja partitë amerikane./Periskopi

Shpërndaje në: