Kurrë nuk harrohet ndeshja kur gjyqtari e zgjati ‘El Clasicon’ derisa shënoi Real Madridi

Kurrë nuk harrohet ndeshja kur gjyqtari e zgjati ‘El Clasicon’ derisa shënoi Real Madridi

Në kohën e talljeve dhe trendeve në internet, ka filluar të qarkullojë një shumë interesante për fansat e futbollit, jo edhe aq për ata të Real Madridit.

“Deri kur do të vazhdojë koronavirusi? Derisa të shënojë Real Madridi,” është shakaja, transmeton Periskopi.

Duhet thënë se është një shaka shumë e famshme në mesin e katalunasve, të cilët janë të bindur se ndeshjet zgjasin më shumë kur Madridi ka një rezultat jo të favorshëm gjatë një përballjeje.

Mirëpo, fansat blaugranë duket se kanë arsye të mendojnë një gjë të tillë.

Në sezonin 1966/67, Real Madridi dhe Barca po barazonin 0-0, por ndeshje vazhdoi e vazhdoi, derisa Veloso realizoi për 1-0.

Ndeshja vazhdoi deri në minutën e 111-të, derisa realizoi skuadra e Miguel Munoz. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: