Kurt Zouma mbrojtësi më i mirë në Evropë për lojën në ajër, Berat Xhimshiti i dyti

Kurt Zouma mbrojtësi më i mirë në Evropë për lojën në ajër, Berat Xhimshiti i dyti

Mbrojtësi i Chelseat, Kurt Zouma, Berat Xhimshiti dhe Harry Maguire i Manchester Unitedit e kanë gjetur veten në podiumin që nuk e dinin as që ekzistonte.

A e keni menduar ndonjëherë cilët mbrojtës janë më komanduesit në territorin e tyre?

Epo, falë ‘CIES Football Observatory’, e cila është konsultuar me të dhënat nga partneri i saj, ‘InStat’, tani e kemi idenë e qartë se kush ështëmë dominuesi në lojën në ajër, transmeton Periskopi.

Uebsajti analizoi top dhjetë ligat dhe identifikoi lojtarët të cilët kanë fituar përqindjen më të madhe të dueleve në ajër.

I vetmi kriter që u mor në konsideratë ishte që secili mbrojtës në listë të kishte të paktën 20 duele të fituara që nga starti i sezonit.

Me një përqindje impresive prej 96.3, Zouma doli i pari, derisa mbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Xhimshiti doli i dyti me 95.7%.

Pozitën e tretë e zuri mbrojtësi i Unitedit, Harry Maguire me 90%.

Më poshtë, lista e plotë e dhjetë mbrojtësve më të mirë në ajër këtë sezon.

10. Yerry Mina (86.2%)

9. Lorenzo Tonelli (87.5%)

8. Jhon Lucumi (87.5%)

7. Oliver Boscagli (87.5%)

6. Sebastian Holmen (88%)

5. Pablo Nascimento (88%)

4. Raphael Varane (88%)

3. Harry Maguire (90%)

2. Berat Xhimshiti (95.7%)

1. Kurt Zouma (96.3%)

Shpërndaje në: