Kurt Zouma rikujton storien interesante: Mourinho më ftoi në zyrë dhe më tha se isha katastrofë në ndeshje

Kurt Zouma rikujton storien interesante: Mourinho më ftoi në zyrë dhe më tha se isha katastrofë në ndeshje

Jose Mourinho është një prej trajnerëve më të mirë në histori të futbollit. Fakt i gjallë.

Portugezi ka fituar titullin e ligës në katër shtete të ndryshme: Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë, transmeton Periskopi.

Ai gjithashtu e ka fituar titullin e Champions Leagues në dy raste të ndryshme.

Mourinho e ka arritur gjithë këtë, derisa poashtu ka fituar reputacion si një karakter shumë direkt.

FBL-EUR-C1-CHELSEA-TRAINING

Pa marrë parasysh a janë mediet në fjalë apo lojtarët, Mourinho gjithmonë e thotë atë që e mendon.

Por çka u thotë saktësisht lojtarëve të tij ai? Kurt Zouma së fundmi ka dhënë një deklaratë për “RMC Sport” në një dokumentar për Mourinhon.

Dhe ai tregoi një storie brilante kur Mourinho i tha atij se luajti katastrofë pak pasi iu bashkua Chelseat.

“Ai është dikush që e do fitoren. Ai përdorë të gjitha mjetet e tij për ta arritur,” u shpreh francezi.

FBL-ENG-PR-CHELSEA-WEST HAM

“Erdha këtu kur isha 19-vjeçar dhe më aktivizoi. I pata rastet e mua, luajta në ndeshje.

“Nuk e di çka mendojnë njerëzit, të gjithë kemi mendime të ndryshme, por nga ana ime, nuk pajtohem me nocionin se Mourinho nuk u jep rast të rinjëve.

“Nuk mund ta kujtoj në cilën ndeshje luajtëm, po humbnim 3-1 jashtë shtëpisë. Ditën tjetër, ai foli me mua, më dërgoi në zyrën e tij dhe më pyeti nëse jam mirë. Unë i thashë po.

“Më pyeti pastaj nëse isha i sigurtë se jam mirë, i thashë po përsëri. Ai u përgjigj: ‘Sepse ti ishte katastrofë në fundjavë.'” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: