Kurteshi: Nuk kemi informacione pse po vonohet seanca
Deputeti i VV’së, Ismajl Kurteshi ka thënë se nuk kanë marrë asnjë informacion pse po shtyhet seanca e Kuvendit.
“Deputetët nuk kanë marrë asnjë sqarim pse seanca është shtyrë tashmë e pothuajse dy orë. Ne po presim dhe nuk kemi asnjë informatë dhe besoj se nuk është në rregull të mos kemi asnjë informatë. Mendoj se kjo pasqyron edhe vullnetin e deputetëve, pra sic po shihet shumica e deputetëve nuk janë të interesuar të votojnë një marrëveshje që është në dëm të Kosovës”, ka thënë ai.



