Kurteshi : Pak buxhet është ndarë për arsimin

Kurteshi : Pak buxhet është ndarë për arsimin

Sipas tij prioritetet e Ministrisë së Arsimit në nivel kombëtar për vitin 2017 janë të mëdha, por buxheti është i pamjaftueshëm dhe duhet rritur.

Sipas tij, është zvogëluar buxheti për Ministrinë e Arsimit, ku për vitin 2017 janë ndarë 45 milionë euro, ndërsa në vitin 2014 ishin 50 milionë, që sipas tij, 5 milionë euro më pak.

“Këto tregojnë se arsimi do të vazhdojë duke u degraduar për shkak të keqmenaxhimit dhe keqtrajtimit. Në vitin 2017 do të ndërtohen vetëm 12 shkolla, kurse 40 shkolla pritet të shemben në çdo moment”, tha Kurteshi .

Po ashtu sipas tij, në shumë shkolla vijojnë mësimin në tri ndërrim. Për kategorinë ë pagave dhe mëditje janë shpenzuar 35 përqind në 2016, kurse për vitin 2017 do të shpenzohen 39 përqind.

Shpërndaje në: