Kurti, 2014: VV në pushtet do ta bëj bashkimin kombëtar, qeveritë e pasluftës përfituan financiarisht duke mos e bërë bashkimin

Kurti, 2014: VV në pushtet do ta bëj bashkimin kombëtar, qeveritë e pasluftës përfituan financiarisht duke mos e bërë bashkimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot u rikthye me një deklaratë rreth bashkimit kombëtar me Shqipërinë, duke thënë se atë do e votonte vetëm përmes një referendumi demokratik dhe paqësor.

Duke marrë parasysh se Vetëvendosje, por edhe vet Kurti derisa erdhën në pushtet, ishin më të zëshmit dhe më kritikuesit për këtë bashkim apo mosbashkim me Shqipërinë, sot ndërrojnë deklaratat e qëndrimet kur janë në qeverisje.

Një gjë të tillë është e dokumentuar edhe në web faqen e Vetëvendosjes, ku më 28 Nëntor të vitit 2014, premtonin bashkim kombëtar, madje edhe akuzonin qeveritë e mëparshme se kishin përfituar financiarisht duke e mos e realizuar heqjen e kufirit me Shqipërinë.

‘’ Unë besoj që një qeveri e ardhshme VETËVENDOSJE!-s do ta bënte edhe këtë gjë, ndërkohë që me qeveritë e pasluftës nuk e kemi parë deri më tash. Besoj që dallimet midis Kosovës dhe Shqipërisë, ndarjet ekzistuese midis Kosovës dhe Shqipërisë, mirëmbahen prej atyre që përfitojnë financiarisht dhe ekonomikisht nga kjo gjë.’’, ishte deklarata e Kurtit para tetë viteteve/PERISKOPI/

Më poshtë deklarimi i plotë i vitit 2014:

Shpërndaje në: