Kurti akuzon rëndë Grenellin: Ka qëndrim identik si Serbia

Kurti akuzon rëndë Grenellin: Ka qëndrim identik si Serbia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është rikthyer të flet përsëri për ambasadorin amerikan, Richard Grenell, madje tani e ka akuzuar rëndë duke thënë se ka qëndrime të njëjta me Serbinë.

Kurti ka thënë në ‘syri.tv’ se Grenell ka qëndrime identike sikurse Serbia, madje thotë se ai e njeh Serbinë më mirë se ambasadori amerikan.

Ai po ashtu ka thënë se aktualisht Serbia është rrezik më i madh se cilido zyrtarë amerikan për Kosovën dhe kombin shqiptarë.

“Ne Serbinë e njohim më mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia është rrezik më i madh se cilido zyrtarë amerikanë jo vetëm për shtetin tonë por edhe në përgjithësi për kombin tonë, sepse ajo edhe nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj kriminale ku shkaktoj katër luftra gjatë viteve të 90’ta kur u shpërbë Jogusllavia, por njëkohësisht Serbia financon, mbështet dhe nuk lejon integrimin e serbëve jashtë Serbisë në asnjërën prej shteteve ku ata ndodhen, prandaj unë e kuptojë besoj Serbinë më mirë se ambasadori Grenell, e njohë më mirë Serbinë se ambasadori Grenell, mirëpo ambasadori Grenell duke pasur parasysh këtë qëndrim identik me të Beogradit, praktikisht funksionojë si një vaksinë“, tha Kurti, transmeton Gazeta Metro.

Kurti tha se Grenell duke u përputhur me Beogradin funksionojë si një lloj vaksine, por mbase jo plotësisht e suksesshme.

“Pra duke u përputhur me Beogradin, ambasadori Grenell paradoksalisht funksionon si një lloj vaksine, por mbase jo plotësisht e suksesshme duke shikuar gjendjen aktuale në Kosovë dhe Shqipëri”, tha Kurti, transmeton Gazeta Metro.

Sipas tij, raportet me SHBA apo me Bashkimin Europian nuk mund të jenë vetëm, ose servilizëm, ose armiqësi.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Përfundon intervisitmi i Martin Berishajt, reagon avokati i tij, Tomë Gashi

Tomë Gashi, avokati i ambasadorit Martin Berishaj, ka njoftuar se klienti i tij e ka…

Historike: Arabia Saudite, vendi i Mekës e Medinës, për herë te parë pjesëmarrëse në Miss World 2024

Arabia Saudite do të marrë pjesë në Miss Universe 2024 për herë të parë në…

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti ka qenë vendimtar në fitoren e ekipit…

Po zbatohet marrëveshja e Ohrit me votimin pro të Kosovës në Paris

Analisti Ilir Deda nga Instituti i Shkencave Sociale në Vjenë në një intervistë për N1…

Ulutash takohet me ministrin italian të Mbrojtjes, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e…

“Askush s’na ka njoftuar”: Regjistrimi i popullsisë i gjen minoritetet të painformuara

Rreth 45 kilometra në veri të Prishtinës, në fshatin Zhitkoc të komunës së Zveçanit, nuk…

Glauk Konjufca rehaton balldëzken e tij në Ministrinë e Ekonomisë

Balldëska e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës është rehatuar me një pozitë në…