Kurti ankohet se u pengua puna e qeverisë,  drejton gishtin kah pandemia, presidenti e opozita

Kurti ankohet se u pengua puna e qeverisë,  drejton gishtin kah pandemia, presidenti e opozita

Kryeministri në detyrë, sot në mbledhjen e qeverisë ka përmendur ato që ai i konsideron si suksese në 100 ditëshin e tij.

Kurti u ankua se në këto 100 ditë, qeveria e tij kishte 100 pengesa. Ai përmendi pandeminë, presidenin e opozitën, shkruan lajmi.net.

“Në këto 100 ditë, kishim dhe 100 pengesa. Një pandemi të padëshiruar që vazhdon të rrezikojë jetën e qytetarëve.  Një president të frustruar që vështirëson sfidon punët e qeverisë. Dhe një opozitë që në kohë pandemie angazhua për rrëzimin e qeverisë. Është një standard i ri, kur kryeministri dhe qeveria bëjnë punët e saj, dhe jo kundërsulmet ndaj opozitës”, tha Kurti.

Kurti në këtë mbledhje foli edhe për menaxhimin e pandemisë. Tha se gjatë kësaj periudhe janë dhënë 12 mijë leje për lëvizje.

Ai foli edhe për shkarkimet e bordeve, teksa përmendi edhe ndërmarrjet publike ku janë larguar ato.

 

Shpërndaje në: