Kurti: Asnjëherë nuk kam thënë që Thaçin e kam armik

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në intervistë për Klan Kosova, është pyetur nëse ai e konsideron armik presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
Ai ka thënë se Thaçin e ka kundërshtar por jo edhe armik, sipas tij armiku i shqiptarëve është Serbia.
“Unë asnjë herë nuk kam thënë që Thaçin e kam armik, ne e kemi konsideruar Serbinë jo vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj Shqipërisë si armikun e saj”, ka thënë ai.
“Por kundërshtar e kam, jo kundërshtar që un të krenohem por e kam atë, ndërsa tani i takon atij që ta respektoj kushtetutën dhe ligjet që të i jap mandatin parisë e dytë nëse e para nuk arrin ta krijoj qeverinë”, ka thënë Kurti.