Kurti: Astrit Dehari u vra në burg, nuk do të jemi të qetë pa sjellë drejtësi për të

Kurti: Astrit Dehari u vra në burg, nuk do të jemi të qetë pa sjellë drejtësi për të

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, kanë bërë homazhe tek varri i ish aktivistitit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Kurti ka thënë se 5 vjet pa Astritin, janë edhe 5 vjet pa drejtësi për të.

“Sot janë mbushur 5 vjet pa Astritin. Me shumë dhembje e mall, por edhe me shumë dashuri dhe krenari e kujtojmë për punën, angazhimin, kontributin e tij. Pesë vjet pa Astritin janë edhe 5 vjet padrejtësi për të. Ai u mbyt në burg dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë përderisa nuk ka drejtësi për të dhe përderisa nuk është zbardhur në plotni e vërteta për të. Ne ia kemi borxh edhe Astritit dhe qytetarëve zbardhjen e vrasjes së tij”, u shpreh Kurti.

Shpërndaje në: