Kurti: Astriti ka përjetuar një vrasje të dhunshme, nuk bëhet fjalë për vetëvrasje

Kurti: Astriti ka përjetuar një vrasje të dhunshme, nuk bëhet fjalë për vetëvrasje

Deputeti i VV-së, Albin Kurti, ka folur në emisionin “Interaktiv” në idhje me vdekjen e aktivistit të këtij subjekti, Astrit Dehari.

Ai ka thënë se nga informatat e fundit është kuptuar se Dehari nuk mund të ketë bërë vetëvrasje.

“Informatat e fundit që i kemi janë se ai ka përjetuar një vrasje të dhunshme në qelinë e tij, e nuk bëhet fjalë për vetëvrasje. Pas obduksionit, mjekët shkencëtarë, të cilët gjatë tërë kohës e kanë vëzhguar, kanë dhënë konkluzion të përbashkët se shkaktar i vdekjes nuk ka qenë kurrfarë medikamenti, i cili do të mund të thoshte se gjendja e tij psiko-fizike ishte jonormale. Vdekja erdhi nga ngufatja me një mjet të fortë, dhe ky mjet i fortë ishte një shishe e plastikës që është gjetur në fytin e Astritit. Ishte aso shishe e foshnjave, e fortë”, ka thënë Kurti.

“Mjekët kanë thënë se nuk kanë hasur kurrë një rast të tillë të vetëvrasjes.

Përveç kësaj, Astriti ka gërvishtje në qafë, në dorë, hemtoma, dhe bri të thyer dhe një plagë në kokë, në ballë. Janë gjetur disa gjësende me gjak. Është gjetur një fije e hollë litari me gjak, brisqe të rrojës të ndara nga makina”, ka thënë Kurti.

 

Shpërndaje në: