Kurti: Avdullah Hotit i uroj forcë e punë të mbarë

Kurti: Avdullah Hotit i uroj forcë e punë të mbarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me vezë që i është bërë sot zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, shkruan Periskopi.

Kurti, i dëshiron Hotit forcë e punë të mbarë ndërsa fton opozitën që të bashkëpunojnë për të mirën e vendit.

Shkrimi i plotë:

Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. Zv.kryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin.

Shpërndaje në: