Kurti bën fushatë në vend të Arben Vitisë në Prishtinë

Kurti bën fushatë në vend të Arben Vitisë në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar fotografi të takimit të kryetarit të VV-së Albin Kurti me kandidatët për asambleistë në komunën e Prishtinës, nga kjo parti.

Në këtë takim, nuk ka qenë prezent vet kandidati për kryetar të Prishtinës, z.Arben Vitia, i cili ka deklaruar në një nga emisionet e fundit televizive se ‘derisa të jetë në punën e ministrit të Shëndetësisë, nuk do të merret me fushatën në Prishtinë’.

“Projektet e Kryetarit Vitia dhe të qeverisë Kurti përputhen prandaj ndryshimi në kryeqytet me Arbenin përveç se do të jetë i shpejtë do të jetë edhe përmbajtësor”, njofton VV-ja.

Mungesa e Vitisë në fushatë, ishte paralajmëruar edhe nga mediat që thirreshin në burime brenda partisë së Kurtit, se do të ishte strategji e partisë në pushtet, duke qenë se gjendja me pandeminë, ka bërë që VV (sidomos në Prishtinë) të bie në sondazhe.

 

 

Shpërndaje në: