Kurti? Bërnabiq tregon në Londër qysh Serbia u shpall kampione botërore e tërheqjes së investimeve (Video)

Kurti? Bërnabiq tregon në Londër qysh Serbia u shpall kampione botërore e tërheqjes së investimeve (Video)

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq dhe kryeministri Albin Kurti u panë duke u zgërdhirë me njëri-tjetrin në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor. Por, kjo zgërdhirje që mund të ketë fyer viktimat e krimeve të luftës nuk është gjëja më e keqe që kemi parë nga ky samit.

Larg më e rëndësishme ishte ajo që tha znj.Brnabiq gjatë fjalimit të saj që po dëgjohej edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ajo përmendi faktin që Serbia kishte krijuar një ambient shumë të mirë për investime të huaja direkte, duke u ranguar e para në botë sipas Financial Times, shkruan Periskopi.

“Do të më pëlqente të thosha që në vitin 2019 Serbia është ranguar e para në botë, pra lidere botërore për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte. Dhe kjo ishte hera e dytë në tri vitet e fundit që ne u ranguam si liderë botërorë.” – tha znj.Brnabic.

Ajo më herët i kishte thënë Tanjugut serb që “vendimi nga Financial Times për një gjë të tillë ishte rezultat i reformave të implementuara dhe konfirmimit që Serbia është krejt një vend tjetër sot se ai që e gjeti kjo qeveri më 2012.”

Më tej, sipas një tjetër oganizate të quajtur UNCTAD, thuhej që Serbia ishte bërë marrësi i dytë i huaj i investimeve të huaja direkte mes ekonomive në tranzicion.

Sipas të dhënave, Serbia thith 52 për qind të investimeve të huaja direkte ndërsa të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor merrnin vetëm 48 për qind. /Periskopi

Shpërndaje në: