Kurti: Borrell e Lajçak kërkuan takim në Bruksel, ne ishim të gatshëm, Beogradi refuzoi

Kurti: Borrell e Lajçak kërkuan takim në Bruksel, ne ishim të gatshëm, Beogradi refuzoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se janë shprehur të gatshëm për një takim me palën serbe në Bruksel, pas reciprocitetit me targa, të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi i tij për Ballkanin Perëndimor, Mirsollav Lajçak.

“Jemi të gatshëm për takime dhe bisedime për këtë çështje. Borrell dhe Lajçak e kanë kërkuar prej nesh gatishmërinë për t’u takuar në Bruksel për të zhvilluar bisedime, ne kemi shprehur gatishmëri për këtë gjë. Jemi të hapur për takime në Bruksel, por pasi kanë marrë dakordime tonë kanë marrë refuzimin në Beograd. Ky refuzim nuk i ndihmon Serbisë e as serbëve”, tha Kurti.

“Bisedimet nuk duhet të kenë alternativa apo plane të tjera, ne jemi të interesuar për zgjidhje të përhershme të lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve, të lëvizim me tabela zyrtare dhe t’ju ofrojmë qytetarëve tanë një perspektivë të re”, tha  ai.

Gjatë kësaj konference, Kurti iu bëri thirrje kryetarëve të komunave në veri që të heqin kamionët me të cilët po i bllokojnë rrugët.

“Jam i njoftuar që pengesat që shpijnë tek rrugët kufitare janë duke u bërë me disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo sigurisht që përbën shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike. U bëjë thirrje kryetarëve të komunave në veri që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale që të tërheqin automjetet nga rruga dhe ftoj poashtu edhe grupin e organizuar të qytetarëve serbë që të largohen nga dy rrugët regjionalë sepse kësisoj ata e kanë bllokuar edhe rrugën e tyre”.

Ndër të tjerash, Kurti theksoi se ky vendim është interes i të gjithëve dhe se nuk ka qenë kundër qytetarëve serbë.

“Vënia e ligjshmërisë në vend është interes it ë gjithëve prandaj unë jam i bindur që me kalimin e kohës këtë po e kuptojnë të gjithë. Nuk është As vendim e as nuk janë këto masa kundër dikujt, ose për ta diskriminuara dikë por përkundrazi janë për të gjithë për trajtim të barabartë. E kam thënë se vendimi për targat të përkohshme nuk u drejtohet qytetareve serbë të Kosovës dhe se ata e kanë të drejtën e plotë të pajisen me targa të përhershme të Kosovës”, tha kryeministri Kurti.

Shpërndaje në: