Kurti: Brukseli na ftoi të flasim për bllokadën, por Beogradi refuzoi

Kurti: Brukseli na ftoi të flasim për bllokadën, por Beogradi refuzoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media ka treguar se kanë pasur ofertë nga faktorët ndërkombëtar që të shkojnë në Bruksel që të bisedojnë me Serbinë për bllokadën në veri për të gjetur një zgjidhje.

Kurti tregoi se Beogradi kishte refuzuar këtë ofertë dhe kishte filluar të vëjë kushte.

“Kemi pasur ofertë nga faktorët ndërkombëtar që të shkojmë në Bruksel që të flasim në tavolinën e konsultimeve për këtë çështje. Menjëherë kemi qenë të gatshme por Beogradi ka refuzuar dhe ka filluar të vejë kushte që nuk ka se si të jenë të pranueshme”, u shprehë Kurti.

Shpërndaje në: