Kurti brutal me Rrahman Jasharajn: Kjo është shantazh, nuk bëj pazare

Kurti brutal me Rrahman Jasharajn: Kjo është shantazh, nuk bëj pazare

Kryeministri Albin Kurti sot përmes një konference për media është treguar mjaft i ashpër me sindikalistët, në këtë rast Rrahman Jasharajn, transmeton Periskopi.

Ai tha se po shantazhohet nga Jasharaj, i cili ‘ndonëse gogja i zëshëm, por po e shantazhon shtetin’.

Kurti po ashtu a kritikuar Rrahman Jasharajn me shokë se si pas tri ofertave të tij, ata dolën thanë vazhdon greva, ndërkohë që në takim teksuan se do ta pyesin anëtarësinë, shkruan Periskopi.

‘Neve na thanë në takim se do ta pyesin anëtarësinë. ’Kur e pyetën anëtarësinë? Oferta shtesë ishte : T’i bëjmë pjesë përrmbajtësore e diskutimeve publike për ligjin për pagat. Ne atyre ua dhamë lajmin tyë parët se këtë javë do fillojë diskutimi publik sepse diskutimet preliminare po përfudojnë. Dy të tjerat ishin që bashkërisht me BSPK’në do ta bëjmë reformën e sistemit social për diferencimin e kategorive të ndryshme duke hequr pragun famëkeq prej 15 vjet përvojë pune. U zotuam që tek barnat esenciale do shtojmë 10 milionë euro. Thanë se do konsultohen për këto gjëra, kur dolën thanë vazhdon greva. Se di cfarë aëëtarësie është ajo që reduktohet në jë telefonatë. Ata janë sjellur me mua thua buexheti i Kosovës është para e imja. Më thoshin na ndihmo si vlla. Si vlla të ndihmoj privatisht, por unë jam kryeministër. Ka kalaur koha kur kryeministri të nduihmon si vëlla. Duhet të kem parastysh një qasje universal. Ndërkohë që ballafaqohesha me një dëshirë partikulare’’, tha ai.PERISKOPI/

Shpërndaje në: