Kurti cicëron: Fola me Blinkenin për refugjatët afganë, miqësia me Amerikën po bëhet më e fortë

Kurti cicëron: Fola me Blinkenin për refugjatët afganë, miqësia me Amerikën po bëhet më e fortë

Kryeministri i Kosovës, Albin  Kurti, ka cicëruar në Twitter për të njoftuar se ka folur me Sekretarin Blinken për refugjatët afganë.

Në fotografinë e shpërndarë, shihet Kurti që mban shënime derisa në tjetrën dorë mban telefonin.

Ai thotë se kjo bisedë është bërë me Blinkenin për qytetarët afganë, përcjell Periskopi.

“Aleanca jonë me ShBA-të është e palëkundshme dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë.” – thotë Kurti.

Statusi i plotë:

“Kënaqësi të flisja me Sekretarin Amerikan të shtetit Anthony Blinken sot. Ai shprehu vlerësimet e Presidentit të ShBA-ve për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë ambient të sigurtë për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me ShBA-të është e palëkundshme dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë.”

Shpërndaje në: