Kurti: Çmimet janë rritur në krejt botën

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është evidente rritja e çmimeve, por jo vetëm në Kosovë. Sipas tij, çmimet janë rritur globalisht dhe qeveria e tij po përpiqet të marrë masa.

Ai ka shtuar se Qeveria është përpjekur që të parandalojë presionet e inflacionit të brendshëm.

“Është evidente se kemi rritje të çmimeve. Kosova nuk është e vetme, çmimet janë rritur globalisht edhe për shkak të vështirësive të zinxhirit të furnizimit. Ju kujtohet sesi vitin e kaluar pati nisur një rritje e çmimeve pa asnjë bazë. Për çmimin e karburanteve kemi marrë disa masa ku kemi përcaktuar marzhën e fitimit”, ka thënë Kurti.

Kurti është lavdëruar për ndarjen e mjeteve financiare prej 100 eurove për disa kategori sociale.

I njëjti ka pretenduar se nga kjo ndihmë, “është dëgjuar për herë të parë dora e shtetit”.

Po ashtu, shefi i ekzekutivit ka përmendur edhe lëkundjet në rritjet e çmimeve nga ana e tregtarëve, të cilët i ka quajtur manipulantë.

Krejt këto deklarime ai i ka bërë në seancën ku po diskutohet për rritjen e çmimeve në produkte të derivateve dhe atyre bazë.