Kurti dëshpëron popullin: Është i durueshëm e pret, duhen shumë vite për ndryshim

Kurti dëshpëron popullin: Është i durueshëm e pret, duhen shumë vite për ndryshim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një bisedë me Qendrën Woodrow Wilson, në lidhje me programin e tij qeverisës nëse fiton zgjedhjet në Kosovë. Por, ajo që ka thënë nga minuta 10 e deri në minutën 11 të videos së mëposhtme, duket se lë me dyshime edhe besimtarët më të mëdhenj te ndryshimi.

Kurti ka folur për reformën në sistemin arsimor dhe në sistemin shëndetësor me terme shumë të mjegullta.

Sa i përket sistemit shëndetësor, z.Kurti ka thënë se i duhen disa vite kohë thjesht për ta bërë sistemin informativ shëndetësor, për të kaluar më pas në sigurimet shëndetësore, përcjell Periskopi.

“Për disa vite duhet të kemi sigurimin informativ shëndetësor, dhe më pas të kemi sigurime shëndetësore. E kemi planin dhe projektin për këtë gjë, disa projekte për këtë gjë, por do të marrë kohë.” – ka thënë ai.

“Sidoqoftë, kjo do të jetë e para qeveri kur njerëzit duhet të kenë durim për disa gjëra sepse të gjithë ata që premtuan mrekulli, bënë pasuri mrekulluese për veten e tyre. Dhe tash njerëzit janë shumë shumë të durueshëm për qeverinë tonë kur vjen puna te disa ndryshime të caktuara si reforma në sistemin arsimor  apo për fondin e sigurimeve shëndetësore. Ata janë të gatshëm dhe të vullnetshëm që të presin.” – vazhdoi ai.

Por, cili është prioriteti i tij derisa grumbullohen vite e vite në pushtet?

Menjëherë më pas ai thotë se populli pret prej tij zhdukjen e korrupsionin dhe luftimin e menjëhershëm të korrupsionit.

“Ndërsa për ta zhdukur korrupsionin dhe luftuar krimin e organizuar – këtë gjë e duan menjëherë. Dhe bash këtë gjë planifikojmë ta bëjmë./Periskopi

Shpërndaje në: