Kurti: Do t’i shkoj Serbisë me një listë kërkesash në tavolinën e dialogut

Kurti: Do t’i shkoj Serbisë me një listë kërkesash në tavolinën e dialogut

Albin Kurti i ftuar në TV Klan me Blendi Fevziun foli pë dialogun me Serbinë.

Ai tha se nuk është kundër dialogut ndërsa përmendi tri parimet e tij për dialog, përcjellë Periskopi.

Nuk jam kundër dialogut, unë do ta udhëheqë dialogun. Do të shkoj mirë i përgatitur dhe në atë dialog nuk guxon të jetë më, më shumë temë në tryzë sesa palë në tryezë. Kemi 1500 të pagjetur, në Batanibicë janë 744 shqiptarë të zhvarrosur nga fushë qitje në periferi të Beogradit kur sot nuk ka asnjë tabelë që aty janë zhvarrosur fmitë. Serbia duhet ta shoh vetën në pasqyrë e jo shqiptarët në dylbi. Unë jam i hapur për dialog parimor, por zgjidhje territoriale të stilit të Millosheviqit, me lapsa mbi harta kjo merr fund me neve. Janë tri parime që duhet t’i bëjmë për dialogun e ardhshëm. Jo marrëveshje pa dialog , jo dialog me harta dhe jo harta me president rrotull”, përfundon Kurti./Periskopi/

 

Shpërndaje në: