Kurti e do planin franko-gjerman në tavolinën e dialogut: Koha e hapave të mëdhenj

Kurti e do planin franko-gjerman në tavolinën e dialogut: Koha e hapave të mëdhenj

Kryeministri Albin Kurti, në konferencë me gazetarë thotë se Kosova po tregohet konstruktive në dialog.

“Sa i përket zhvillimit rreth targave, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është tanimë në Bruksel. Dje e kemi shtyer për 48 orë zbatimin e fazës së dytë, po vazhdojmë ende me qortime dhe vërejtje, kemi 2000 sosh, nuk kemi asnjë ankesë, e kemi bërë këtë për t’i dhënë mundësi arritjes së një marrëveshje që ishte afër të ndodhte në Bruksel”, tha ai, përcjell Periskopi.

“Jemi treguar konstruktiv, aktiv dhe kreativ. Kjo nuk vlente për palën tjetër. Kështu do të ndodhë edhe sot edhe mes Bislimit, Lajçak e përfaqësuesve të mëdhenj. Nuk është koha e hapave të vegjël, është koha e hapave të mëdhenj. Ne jemi të gatshëm që propozimi i Gjermanisë, Francës, Evropës e Amerikës, të vendoset në tavolinë një orë e më parë”, tha ai./Periskopi

Shpërndaje në: