Kurti e Mehaj vizitojnë ushtarët e FSK-së në Iowa

Kurti e Mehaj vizitojnë  ushtarët e FSK-së në Iowa

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në Iowa e kanë vizituar kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që po zhvillojnë trajnime së bashku me ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Aty u takuan me ushtarët Lulëzim Statovci, Fidan Nishevci, Arianitë Prushi dhe Malsor Haxhiu.

Duke theksuar se Garda Kombëtare e Iowa-s ka qenë dhe vazhdon të jetë kyçe në ngritjen profesionale të FSK-së dhe në përgatitjen profesionale drejt arritjes së standardeve të NATO-s, Kurti vlerësoi edhe bashkëpunimin e vitit të kaluar, kur së bashku me trupat amerikane të Gardës Kombëtare të Iowa-s, FSK realizoi misionin e parë dhe historik të zbarkimit në shtetin e Kuvajtit.

Kurti u shprehu mirënjohje ushtarëve tonë për krenarinë që na e sjellin me përkushtimin e tyre për t’i shërbyer vendit.

Ai tha se angazhimi i përditshëm në trajnime për të avancuar aftësitë dhe shkathtësisë e tyre dhe forcës sonë është jetik në përkushtimin e Kosovës për stabilitet dhe siguri në rajon.

Nëpërmjet rritjes së buxhetit për mbrojtje për 52%, ai tha se “Qeveria po dëshmon synimin e saj që duke ngritur kapacitetet profesionale të FSK-së të kemi një forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese për të mbrojtur vendin, por edhe të bashkëpunojë me partnerë e aleatë në ruajtje të paqes në rajon e botë”.

Shefi i qeverisë kosovare falënderoi pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s për mbështetjen e tyre për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

 

Shpërndaje në: