Kurti e Osmani i dolën në mbrojtje Martin Berishajt, por jo edhe Konjufca – Ja çka thotë ai

Kurti e Osmani i dolën në mbrojtje Martin Berishajt, por jo edhe Konjufca – Ja çka thotë ai

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar skandalin financiar ku dyshohet të jetë i përfshirë në vepra të paligjshme korruptive ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ndryshe nga Kurti e Osmani, të cilët i dolën në mbrojtje ambasadorit Berishaj, ende pa u bërë ndonjë hetim, kryeparlamentari Konjufca ka thënë se “duhet të jemi të kujdesshëm me rastin”, përcjell Periskopi.

“Unë mendoj se sa i përket dorëheqjes morale, i përket vetëm individit, por sa i përket masave të shtetit, duhet të jemi pak të kujdesëm”, tha Konjufca në RTK.

“E para kjo ndodhur në formë të pretendimi të një mediumi për këtë skandal, 48 orë para votimeve në Slloveni”, u shpreh.
Konjufca ka shtuar se ministrja Gërvalla duhet ta shkarkojë ambasadorin Berishaj nëse ka diçka bazë.

“Nëse ka diçka bazë dhe është e vërtetë, ministrja Gërvalla menjëherë duhet të veprojë dhe ta shkarkojë atë, por nëse e bënë këtë pa verifikime, atëherë dëmi është më i madh”./Periskopi/

Mega – skandali financiar ku dyshohet se u përfshi ambasadori Martin Berishaj: Periskopi shpjegon në 4 pika

Shpërndaje në: