Kurti e Osmani turist në Amerikë, Rizvanolli nënshkruan me MCC-në

Kurti e Osmani turist në Amerikë, Rizvanolli nënshkruan me MCC-në

Në një përgjigje nga Zyra për Media e MCC-së për Gazetën Express kanë konfirmuar se do të jetë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ajo që do të hedhë firmën në marrëveshjen për milionat e MCC-së.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të jenë vetëm spektatorë në ceremoni

“Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Drejtoresha e MCC-së, Alice Albright do ta nënshkruajnë marrëveshjen e kompaktit”, kanë thënë nga Zyra për Media e MCC-së për Gazetën Express.

Ndryshe sot gjatë ditës nga zyra për media e presidencës kanë konfirmuar se presidentja dhe kryeministri sot të udhëtojnë për në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në në Kongresin Amerikan.

Po ashtu, Zyra e Presidentes kishte konfirmuar sot udhëtimin drejt SHBA-së, ku kishte shtuar se do të zhvillohen edhe takime tjera bilaterale.

“Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington D.C. për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës. Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thueht në njoftim.

 

Shpërndaje në: