Kurti e Sveçla thërrasin konferencë për media

Kurti e Sveçla thërrasin konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme,  Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, konferenca nis në orën 13:00 në objektin qendror të MPB-së,.

KUJTOJMË: Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Vendimi për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, po zbatohet në katër pikat e tjera kufitare me Serbinë, të cilat janë të hapura.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.

Shpërndaje në: