Kurti e vazhdon talljen me popullin, thotë se jemi nga vendet e rralla që po ndajmë para

Kurti e vazhdon talljen me popullin, thotë se jemi nga vendet e rralla që po ndajmë para

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Qeverisë, tha se Kosova është nga vendet e rralla që ua jep nga 100 euro rreth 800 mijë qytetarëve.

Ai përmendi Gjermaninë dhe Francën, dy shtete që kanë vepruar njësoj.

“S’jemi të vetmit që po zbatojmë masa si këto, tetorin e kaluar Franca ndau nga 100 euro për punëtorët dhe pensionistët. Muajin e kaluar, Gjermania ndau nga 300 euro shtesë për të gjithë punëtorët si përgjigje ndaj rritjes së çmimit të energjisë”, tha Kurti.

Gjatë mbledhje së sotme, Qeveria Qeveria miraton Projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se rishikimi është i jashtëzakonshme dhe se rishikimi i rregullt i buxhetit do të bëhet sërish në mes të vitit.

“Tre mujorin e parë të vitit kemi pasur 17 për qind më shumë të hyra, marrë parasysh edhe nevojën për mbështetjen e qytetarëve është parë e nevojshme të kemi një rishikim të tillë që të reflektohen këto të hyra. Vlera që i shtohet buxhetit është 150 milionë euro”, tha ai. /PERISKOPI

Shpërndaje në: