Kurti: E vlerësoj lart Rugovën, nuk ia vizitova varrin veç pse ma kërkonin me insistim njerëzit e LDK’së

Kurti: E vlerësoj lart Rugovën, nuk ia vizitova varrin veç pse ma kërkonin me insistim njerëzit e LDK’së

Kreu i VV’së, Albin Kurti në emisionin ‘Konak’ ka treguar pse asnjëherë deri më tash nuk ka shkuar për vizitë tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, transmeton Periskopi.

Ai thotë  se ishte insistimi i  njerëzve të  LDK-së që e ka lidhë në inat e të mos shkojë për vizitë tek varri i Rugovës.

“Nuk kam shkuar të varri për shkak se njerëzit e LDK-së, që më së paku kisha dashtë me ma kërku,   insistonin  që unë të shkoj  tek varri i tij. Ai është një gjest simbolik që unë nuk dua të ia jap vlerën artificiale.  Njerëzit e LDK-së e bënin këtë veprim që ma pamundësonin atë vizitë”, ka thënë Kurti.

I pyetur nëse këtë gjë do ta bënte si ndihmesë për koalicion me LDK’në, Kurti përgjigjet:

”Unë nuk them kurrë për gjestet e tilla simbolike. Edhe kur të vdes unë një ditë, fare të mos më vijnë tek varri, vec le të punojnë. Ne e respektojmë njëri tjetrin, jo tek varri, por tek jeta. Rugova ka qenë insistues për liri e pavarësi. Konsistenca e tij do të mbetet shumë e vlerësuar./PERISKOPI/

 

 

 

Shpërndaje në: