Kurti emëron këshilltar për shëndetësi, ish -drejtorin e ShSKUK-së

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar këshilltar për shëndetësi, ish-drejtorin e ShSKUK-së, neuropsikiatrin Jusuf Ulaj.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkreta, përmes një postimi në Facebook në profilin e tij.

“VVazhdojmë me këshilltarin e kryeministrit Kurti për shëndetësi!”, ka shkruar Shkreta.

Ulaj është anëtar i Komiteti për Shëndetësi në Lëvizjen Vetëvendosje.