Kurti falenderon policinë: U kërkon serbëve të largojnë kamionët që i takojnë shtetit nga rruga në Jarinje

Kurti falenderon policinë: U kërkon serbëve të largojnë kamionët që i takojnë shtetit nga rruga në Jarinje

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, në fillimin e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka falenderuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe pjesëtarët e policisë për punën që po bëjn ënë pikën kufitare në Jarinje.

Ai ka deklaruar se policët kanë arritur ta ruajnë rendin dhe qetësinë në pikën kufitare, pavarësisht pengesave nga të cilat u shoqëruan qe tri ditë.

Ai tha se dy rrugët regjionale që dërgojnë në Jarinjë janë bllokuar nga disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale, i cili kërkoi që të largohen sa më shpejt.

“Jemi njoftuar se pengesat në rrugët që shpien në dy rrugët kufitare janë duke u bërë më disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo përbën shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike. Ftoj kryetarët e komunave në veri të Ibrit të tërhjekin automjetet nga rruga dhe grupin e serbëve pasi kanë bllokuar vetvetën”, tha ai.

Shpërndaje në: