Kurti flet për koalicionin e mundshëm me LDK’në
Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti bëri të ditur se deri më tani kanë mbajtur vetëm një takim me LDK’në, transmeton Periskopi.
Kurti bëri të ditur në Ora News së takimet do të vazhdojnë.
“Kemi pasur vetëm një takim, por unë mendoj se do të duhej të kishim më shumë takime me këtë parti. U desh më shumë se tri javë, që ta mbajmë një takim. Pasi të kthehet kryeministri në detyrë Isa Mustafa nga Samiti i Triestes do të vazhdojmë takimet, ku do të diskutojmë edhe për çështje të interesit shtetëror”, tha Kurti./Periskopi



