Kurti: Gjithmonë kam qenë good guy, isha radikal por jo nga karakteri

Kurti: Gjithmonë kam qenë good guy, isha radikal por jo nga karakteri

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur Ramush Haradinajt pasi i tha se ‘’është bërë good guy’’, transmeton Periskopi.

Kurti i thotë se gjithë ka qenë good guy.

‘’Para 4 viteve, kryekrimineli  është pritë në zyrën e kryeministrit në Prishtinë e sot ka fletëarrest dhe është në listë të zezë. Bile nuk është as në veri të Kosovës, por në Serbi. Prandaj ju lutem mos më shisni moral dhe patriotizëm se ju njohim mirë’’, tha ai.

‘’Gjithmonë kam qenë good guy. S’po e kuptoj cfarë vlere paska mos me qenë good guy. Kam bërë veprime radikale. Unë nuk jam radikal për kah karakteri, por nga tema. Kur Kosova rrezikohet me Zajednica, me falje toka, normalisht që jam radikal por sot nuk jemi në këtë situatë, s’ka nevojë. Unë kam qenë good guy gjithmonë me bindje e fjalë. E dyta, unë nuk po marr merita për thesarin amerikan që e ka vënë në isitë të zezë disa prej kriminelëve serbë në Ballkan”, shtoi Kurti.

Haradinaj me ironi e quajti good guy, pasi tash po është i dëgjueshëm për ndërkombëtarët.

‘’Vërtetë u bë good guy, është good guy, qe ku e kemi. Por është një problem mas këtij good guy. Sikur të ishte nisë prej fillimit si good guy, ok por u nisë si i forti. Tash shko mbrapa, kthe mbrapa, qysh dojnë. A e di kush, Lajcaku. Dijeni se ky është qorrsokak, mundemi me dalë prej kësaj situate kryeministri jonë pa u bo meniher “problematic guy” vec t’i kryjnë do punë të shpisë, e duhet me i rritë rrogat policëve që ka me i cu në veri, ky s’osht ka e merr vesh që njerëzit osht kah i çon në veri e vet rrin në jug.  Pse po ja them këto fjalë sot, sepse vjen 1 shtatori shpejt e është marre Kosova sa herë të niset me u kthy mbrapa, vetëm në kohën e VV-së jemi kthy mbrapa”, tha Haradinaj./PERISKOPI/

Shpërndaje në: