Kurti-Haradinajt: Keni blerë tokë për 3 euro e 52 cent

Kurti-Haradinajt: Keni blerë tokë për 3 euro e 52 cent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu përgjigjur akuzave të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për gazsjellësin amerikan tha se ky i fundit ka blerë tokë nga AKP në çmimin prej 3.52 cent për ari.

Kuriti në seancën e sotme tha se Haradinaj është dorëlire me paratë e shtetit, ndërsa koprrac për paratë e tij personale.

“Ju me paratë e shtetit jeni shumë dorëlirë e me paratë e juaja jeni shumë koprrac. Konkretisht, keni blerë nga AKP 198.9 hektar tokë bujqësore plantacionin e vishnjeve dhe lajthive në fshatin Irzniq me çmim total prej 70 mijë eurove, 3 euro e 52 cent për ari. Po kjo është turp, po kjo është turp. Pra, me para të shtetit je shumë dorëlirë, 18.5 përqind ‘Contour Global’ jepja se e ndreqim aleancën me Amerikën për do gypa, nuk ndreqet aleanca me do gypa. Kjo është cektësia dhe shkurtpamësia juaj, a me para të juaja doni me ble arin me 3 euro e gjysmë, turp, po kjo është turp, po çfarë çmimi është ai, kjo është zhvatje. Pra, koprrac me paratë private, dorëlirë me para të shtetit”, tha Kurti

Shpërndaje në: