Kurti homazhe tek varri i Rugovës: Sot me Osmanin i vendosëm një kurorë me lule të freskëta

Kurti homazhe tek varri i Rugovës: Sot me Osmanin i vendosëm një kurorë me lule të freskëta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Pasi u vendosën lule të freskëta te varri, Kurti tha se Rugova para se të ishte president ishte intelektual i angazhuar, paqësor, i qetë, racional dhe humanist.

“Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Kosovës si zgjedhur me votë popullore më 24 maj 1992 dhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar i zgjedhur në Kuvend më 4 mars 2002. Rugova para se të ishte president, ishte intelektual i angazhuar, paqësor, i qetë, racional dhe humanist”.

Tutje Kurti tha se Rugova ka dhënë kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

“Sivjet kur ne shënojmë 16 vjetorin e vdekjes së tij, ndodhemi në një vit kur do të shënojmë edhe 20 vjetorin e tij si presidenti i Kosovës së lirë më 4 mars, dhe 30 vjetorin e tij si president më 24 maj. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani, sot ne nderim të Dr.Ibrahim Rugova dhe presidentit, te varri i tij vendosëm një kurorë me lule të freskëta”.

Shpërndaje në: