Kurti: Hovenier kishte më shumë informacion se unë për situatën në veri

Kurti: Hovenier kishte më shumë informacion se unë për situatën në veri

Gazetari Michael Martens ka bërë të ditur se i njëjti ka realizuar një intervistë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjersa theksoi seky I fundit, ishte zbutur pas “krizës së targave”.

Ndonëse intervista nuk është publikuar akoma, gazetari Martens ka zbuluar disa pjesë të intervistës, përkatësisht disa nga deklaratat dhe temat kryesore të intervistës.

Siç shkruan gazetari, Kurti kishte theksuar se ambasadori amerikan Hovenier dinte më shumë për situatën në Veri sesa vet Kurti.

“Ambasadori amerikan “kishte më shumë informacion se unë” për situatën në veri”, theksoi z. Kurti, duke përmendur “shqetësimet e sigurisë” pa hyrë në detaje”, shkruan gazetari.

 

Krahas kësaj, ai thekson se Kurti ka thënë se kishte rënë dakord për një kompromis mbi çështjen e targave ngase i njëjti, ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë lidhur me situatën në Veri të Mitrovicës.

“Kurti tha se ishte dakord për një kompromis në “krizën e targave” pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë se situata në veri të Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, shkruan ai.

 

Ndërkaq, gazetari Martens zbulon se Kosova do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në BE në dhjetor.

Shpërndaje në: