Kurti i drejtohet popullit me një video-spot pa thënë diçka të re: Bashkë ia dalim

Kurti i drejtohet popullit me një video-spot pa thënë diçka të re: Bashkë ia dalim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një videospot që është publikuar në faqen e paverifikuar të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ai ka porositur qytetarët që të vaksinohen, të mbajnë maskën dhe distancën derisa ka përsëritur moton e famshme të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike “Bashkë ia dalim”.

Po ashtu, z. Kurti ka deklaruar se është shtuar numri i inspektorëve për 85 sosh në AUV, derisa i ka thënë popullit se do të vijnë edhe 53 mijë vaksina tjera, përcjell Periskopi.

Qeveria Kurti II po kritikohet ashpër për keq-menaxhimin e pandemisë pas rritjes së rasteve të reja pozitive dhe rasteve të reja të të vdekurve me Covid-19 në vend.

Shpërndaje në: