Kurti i pret në takim komunitetet joshumicë për Vettingun, ia japin mbështetjen

Kurti i pret në takim komunitetet joshumicë për Vettingun, ia japin mbështetjen

Kryeministri Albin Kurti, pas takimeve me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së, bashkë me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot kanë takuar përfaqësues të komuniteteve rom, ashkalinj, egjiptian dhe turk për të diskutuar për procesin e Vettingut në drejtësi.

Në takim, në të cilin ishin të pranishëm kryetarja e NDS Emilija Rexhepi, kryetari i IRDK Elbert Krasniqi, kryetari i KDPT Fikrim Damka, kryetari i LPRK Erxhan Galushi dhe kryetari i PAI Etem Arifi, Kurti foli për hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët pas opinionit të pranuar nga Komisioni i Venecias.

Përfaqësues të subjekteve politike të komuniteteve joshumicë shprehën mbështetjen e tyre për procesin e Vettingut dhe reformës në drejtësi.

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë, si dhe ka përgatitur draftin e amendamenteve kushtetuese dhe projektligjin për Vettingun në sistemin e drejtësisë.

Më 17 qershor 2022, Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin për Vettingun.

 

Shpërndaje në: