Kurti i thotë opozitës të mos flasin në emër të veteranëve: Nuk jeni në situatën që isha unë, më vjen keq

Kurti i thotë opozitës të mos flasin në emër të veteranëve: Nuk jeni në situatën që isha unë, më vjen keq

Kryeministri Albin Kurti iu ka drejtuar opozitës se nuk mund të flasin në emër të veteranëve, për  dallim prej tij kur ishte në opozitë që u printe protestave popullore, raporton Periskopi.

‘’Nëse thua sot, vetëm sot, vetëm tash, kjo do të ishte kuptim të hënën. Të hënën ka kaluar në lexim të parë Ligji për Pagën Minimale. Nuk mendoj që një deputet i opozitës mund  të flasë në emër të protestuesve. Gabim për mua si kryeministër të legjitimoj një deputet opozitar si udhëheqës aty. Unë kam organizu shumë protesta, po unë kam dalë në ballë. Kam qenë aty dhe kam folë në emër të protestuesve. S’ka pasë problem legjitimiteti. S’mund të flisni në emër të protestuesve’’.

‘’Nuk jeni në situatën në të cilën isha unë. Nuk jeni, më vjen keq.’’/PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: