Kurti i thotë opozitës pse po ju ngutet reciprociteti: Më mirë më 1 shtator se hiç
Kryeministri ALbin Kurti sot në Kuvend u është përgjigjur opozitës të cilët e kanë kritikuar për shtyrjen e masës së reciprocitetit dhe situatën e krijuar në very, raporton Periskopi.
Kurti u tha atyre pse po ju ngutet, kur kjo marrëveshje ka pasë mundësi të kryhet para 11 viteve.
‘’Ajo që është dashur të ndodhë para 11 viteve, po ndodh tani. 11 vjet ka pasë pritje dhe tash për më pak se 1 muaj, ka nxitim. Ky muaj qenka shumë më i rëndë se sa ato 11 vjet. Për 10 minuta u ngritën 9 barrikata që u dëshmua se janë të organizuara, që aterojnë nga lart. Është regjimi i Beogradit, takimi në Beograd e Rashkë por ne me punë, angazhim e detyrim gjithçka do ta përmbyllim mirë. Edhe para 1 viti edhe cdoherë, qytetarët është dashur të paguajnë 5 euro për tabelat e përkohshme. Për bindjen tonë, më mirë do ishte të hiqeshin edhe letrat ngjitëse sepse nuk përmbuheshin standardet ndërkombëtare. Kishte tensionime dhe mund të ketë dhe në të ardhmen, por ne jemi të vendosur. Besoj që në rrethanat që ndodhemi e kemi marrë vendimin e duhur. E kemi komplet mbështetjen e Amerikës dhe BE’së dhe vendimet nisin të zbatohen më 1 shtator. Të dielën është parë se Kosova mundu ta zbatojë vendimin në mënyrë rekorde. Merreni me mend, 20 sekonda për një dokument. Teksa diskutojmë sot me opozitën, unë po them më mirë me 1 shtator se sa hiq, a më së miri kish me qenë në vitin 2011, kur jeni marrë vesh në Bruksel. Nuk mund të aktrojmë nxitimin’’, tha ai.PERISKOPI/