Kurti i thur lavde marrëveshjes me Serbinë: Vazhdojmë punën për një të ardhme më të qëndrueshme

Kurti i thur lavde marrëveshjes me Serbinë: Vazhdojmë punën për një të ardhme më të qëndrueshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur sërish për marrëveshjen e arritur dje për Energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në mbledhjen e Qeverisë, i ka thurur lavde kësaj marrëveshjeje, ndonëse në të kaluarën e kundërshtonte fuqishëm.

Kurti sot tha se kjo marrëveshje siguron trajtim të barabartë të qytetarëve sa i përket konsumit të rrymës dhe pagesës së saj.

“Trajtimin e barabartë të qytetarëve në raport me konsumin do ta mundësojë zbatimi i udhërrëfyesit të dakorduar dje. Ne do të vazhdojmë punën për një të ardhme më të qëndrueshme e më të ndritshme”, tha ai.

 

Shpërndaje në: