Kurti i uron ditëlindjen elektoralisht Mytaher Haskukës: 3 x 48=144

Kurti i uron ditëlindjen elektoralisht Mytaher Haskukës: 3 x 48=144

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryetarin aktual të Prizrenit dhe kandidatin për një mandat tjetër të këtij qyteti, Mytaher Haskukën, në ditëlindjen e tij të 48-të.

Me një videomesazh, Kurti i uron gjithë të mirat Haskukës derisa shumëzon numrin 48 (numri i viteve të Haskukës) me tri urimet që i bën atij, e që jep numrin e VV-së në këto zgjedhje.

“Urime tri herë Myt. 48-shi kur shumëzohet me tre, jep rezultat 144. Uroj që të shumëfishohen vitet me plot shëndet dhe lumturi”, ishin disa nga fjalët e kryeministrit për Haskukën.

Haskuka pasi e ka marrë urimin e ka falënderuar kryeministrin, duke shpërndarë videon në profilin e tij në Facebook.

“Kryeministër Albin Kurti faleminderit për urimin tuaj! Jeni shembulli ynë se si punohet për të mirën e vendit, me guxim, dije e vendosmëri. Ditëlindja ime le të jetë vetëm uverturë e fitores së 17 tetorit, e festës sonë të përbashkët. Faleminderit për urimin dhe për shërbimin tuaj ndaj vendit tone”, ka shkruar kryetari aktual i Prizrenit.

Shpërndaje në: