Kurti ia jep Mustafës kryeparlamentarin, nëse e merr Ministrinë e Punëve të Brendshme

Kurti ia jep Mustafës kryeparlamentarin, nëse e merr Ministrinë e Punëve të Brendshme

Lëvizja Vetëvendosje sot do të shkojë me strategji të re dhe ofertë tjetër, nëse bindet që LDK-ja nuk lëshon pe për kryeparlamentarin.

Nga burime të afërta me Kurtin, mësohet se nëse Mustafa këmbëngul për marrjen e kryeparlamentarit, në këmbim të tij Kurti do ia kërkojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, kurse Ministrinë e Drejtësisë t’ia lë LDK-së.

Takimi ndërmjet Kurtit dhe Mustafës, sipas këtij burimi, do të nisë në orën 16:30.

Më herët, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se kjo parti kërkon përgjigjen përfundimtare nga Vetëvendosja dhe se epilogu i bisedimeve qindra ditore, duhet të dihet sot.

Shpërndaje në: