Kurti ia luan ekspertin ushtarak shefit të NATO-s, i flet për sistemin e armatimit ushtarak të Serbisë

Kurti ia luan ekspertin ushtarak shefit të NATO-s, i flet për sistemin e armatimit ushtarak të Serbisë

Kryeministrit Albin Kurti priti sot në takim  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ku u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, shkruan Periskopi.
E në një komunikatë të lëshuar nga zyra e kryeministrit, u treguan detaje se çka biseduan Kurti e Stoltenberg.

Përveç që Kurti e njoftoi shefin e NATO-s për zhvillimet në vend, kryeministri ishte i përgatitur edhe me të dhëna për sistemin e armatimit ushtarak të Serbisë.

“Duke folur për situatën e sigurisë, veçanërisht në raport me rrezikun e përhershëm që Serbia paraqet për të, ai veçoi praninë e 48 bazave të përparme operacione serbe përreth kufirit me Kosovën dhe sistemin kundër-ajror në afërsi të këtij kufiri.

Më këtë rast, Kryeministri listoi sistemet ushtarake të Serbisë që përfshijnë sistemin e modernizuar të raketave “FK-3” dhe “Pancir S1” si dhe sistemet tjera të raketave “Neva M1T” dhe “Kub M2 (SM)” të Brigadës 250 të ushtrisë serbe.  Ai tha se sistemi FK-3 është sistem raketor kinez, me të cilin në vitin 2022, Serbia u bë vendi i parë në Evropë që operon me armë kineze, e që përfshinë edhe dronët luftarak CH-92. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë po ashtu kanë krijuar një njësi të veçantë për mbikëqyrjen e dronëve e cila si njësi operon në kuadër të Brigadës së 63-të të Parashutistëve të ushtrisë serbe”, thuhet në komunikatë./Periskopi

Shpërndaje në: