Kurti II paguan rrymën e serbëve në Veri: Tali i Kurtit thotë se ne jemi ortodoksë para tyre

Kurti II paguan rrymën e serbëve në Veri: Tali i Kurtit thotë se ne jemi ortodoksë para tyre

Në ditën kur u miratua vendimi që Kuvendi të paguante rrymën për qytetarët serbë të veriut të Kosovës – përkundër kritikave që kishte pasur më herët partia aktuale në pushtet – Driton Tali, këshilltari politik i Albin Kurtit në Qeverinë Kurti I, ka dhënë një koment që nuk do t’i pëlqejë aspak serbëve ortodoksë.

“Festimi i Shingjergjit (Shën Gjergji) e vërteton faktin se ne shqiptarët ishim ortodoksë.” – ka thënë z. Tali në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Periskopi.

Ai ka dhënë shpjegime të ndryshme në lidhje me pretendimin e tij, ndërkohë që ka sulmuar Enver Hoxhajn e PDK-së.

Së fundi, Manastiri i Deçanit është listuar mes vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore në Evropë nga një organizatë shumë e rëndësishme ndërkombëtare. Kjo nxori reagimin e Qeverisë dhe të Presidencës së Kosovës, por duket se mbeti pa kurrfarë efekti.

Ndërkohë që sot Kuvendi i Kosovës miratoi vendimin e Qeverisë për të paguar rrymën për serbët e Kosovës.

Statusi i plotë:

Festimi i Shingjergjit (Shën Gjergji) e vërteton faktin se ne shqiptarët ishim ortodoksë.

Gjergji (nga Loda) ishte ushtar i Gardës së Perandorit Diokletian (cezari  ilir i fisit dalmat).

Me 303 Diokletiani kerkon që të gjithë ushtarët  e krishterë të hjekin dorë nga krishterizmi dhe të kthehen në paganizëm. Gjergji refuzoi përkundër përprekjeve të Cezarit Diokletian që ta korruptonte edhe duke i ofruar pasuri.

Dhe me 23 prill (sipas kalendarit gregorian) apo 6 maj (kalendarit julian)  atij i prehet koka.

Pra, Shingjergji nuk po i bie të jetë festë pagane.

Nga ana tjetër, siç e thashë më lartë, katolikët Shingjergjin e festojnë (ndryshe) me 23 prill kurse ortodoksët me 6 maj.

Ne shqiptarët e festojmë me 6 maj, ashtu siç e festojnë serbët, romët dhe të tjerët.

Historikisht dihet se ne shqiptarët (ilirët) e pranuam krishterizmin para sllavëve gjersa romët vijnë shumë më vonë në Ballkan.

Tashti, nëse ne shqiptarët ishim të krishterët e parë në Ballkan, dhe nëse Perandoria Romake (Lindore) ishte e jona, sepse pati shumë ilirë që ishin cezarë të Saj, apo po i bie se ne megjithate kur u bë Shkizma i takuam ritit ortodoks?

PS: për Enver (Hoxhajn) historianin dhe historianët tjerë që kishat ortodokse të Kosovës i shndrruan në kisha ortodokse të Serbisë.

Shpërndaje në: