Kurti: Kam premtuar ulje të çmimit të rrymës, por s’po mundem ta bëj tash

Kurti: Kam premtuar ulje të çmimit të rrymës, por s’po mundem ta bëj tash

Kryeministri Albin Kurti thotë se u ka premtuar qytetarëve ulje të çmimit të energjisë, por nuk po mundet ta bëj këtë tash për tash.

“Ne kemi dhënë shumë zotime në fushatën zgjedhore, nuk e di cili ka qenë më i rëndësishmi kur na kanë votu qytetarët por përshtypja ime është që më të rëndësishmit është punë dhe drejtësi.

Por sit ë kenë punë që të mos ketë megrim dhe anti-korrupsioni që të mos vidhen fondet publike.

Shumë më e rëndësishme ka qenë që në Kurti 1 i patëm përgjysmuar rrogat e qeveritarëve për të mos blerë kravata.

Do t’i vije radha edhe çmimit të energjisë të jetë më i përballueshëm, por s’e bëj dot përnjëherë.

Nuk kam thënë se në muajin e tetë ose të nëntë, çmimi i energjisë do t’jetë kaq, mund të bëjmë sa  të doni rezoluta këtu, por cmimin në bursa ndërkombëtare nuk mund ta përcaaktojmë me rezoluta këtu”, ka thënë Kurti./Periskopi/

Shpërndaje në: